Me qirinj te Kryeministria dhe thirrje për dorëheqje, mbyllet protesta për Lear Kurtin
Politikë E Premte, 21 Tetor 2022 21:25
E nisur në orën 20:00 para Ministrisë së Brendshme, protesta për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e Policisë së Shtetit, u mbyll me qirinj të ndezur në shkallët e Kryeministrisë.
Për më shumë se një orë qindra qytetarë bënë thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Protesta u mbyll paqësisht pasi nuk u shënua asnjë incident.