“Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë”, Basha mesazh të koduar kryeministrit, paralajmëron lëvizje nga opozita
Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat e ndihmës ekonomike në vendet e rajonit dhe thotë se Shqipëria është e fundit.
Sipas Bashës kjo nuk do të zgjasë gjatë, pasi opozita të vijë në pushtet.
‘Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin.’-shkruan Basha.