Më shumë se 21,000 viktima dhe 75,000 të plagosur nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi e Siri

Të paktën 21,051 viktima janë regjistruar deri më tani, duke tejkaluar edhe parashikimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të bëra pas tërmeteve.

Ndërkohë që numri i fataliteteve rritet frikshëm orë pas ore.

Pothuajse 75,600 njerëz janë plagosur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Turqi, 17,674 njerëz janë konfirmuar të vdekur, duke e bërë katastrofën po aq vdekjeprurëse sa një tërmet që goditi vendin në 1999 dhe çoi në krijimin e autoritetit të tij për menaxhimin e fatkeqësive, AFAD, 10 vjet më vonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Siri, janë raportuar 3,377 vdekje, 2,030 në veriperëndim të kontrolluar nga rebelët dhe 1,347 në territorin qeveritar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?