“Me sy të trishtuar e vraga në fytyrë”, Rama: Infermierët na mësuan se hero të bën sakrifica
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën ndërkombëtare të infermierëve. Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh pikërisht për ta.
“Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre”,- shkruan Rama në mesazhin e tij në Facebook.
“Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica”,- vijon më tej Rama.
Mesazhi i plotë
MIRËMËNGJES?
Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre!
Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica.
Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri??
#RESPEKT?
#DitaNdërkombëtareeInfermierëve