Me syze në Kuvend, Sali Berisha: Rama kërkon eliminimin e opozitës. Unë e fala Gertin për 2 arsye

Edhe në seancën plenare të kësaj të hëne në Kuvend, kreu i PD-së, Sali Berisha u shfaq me syze dielli të errëta, për të fshehur shenjat e goditje me grusht nga Gert Shehu, në nisje të protestës së 6 dhjetorit në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”. Berisha ka hedhur akuza sërish në drejtim të kryeministrit Edi Rama për sulmin ndaj tij, si edhe shtoi se është dëshmi e gjallë se kjo opozitë nuk mposhtet. Për agresorin, Berisha tha se Shehu e fali për dy arsye.

“Tregoi se është i aftë për eliminimin e opozitës, po unë jam këtu si dëshmi e pamposhtur e opozitës, si dëshmi për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me Ramën. Jam këtu se me aktin korruptiv ke arritur të shesësh deklarata, deputetë, kryetar opozite, por ato kanë marrë fund, u arkivuan siç do arkivohesh ti në kohërat që vijnë.

Rama duke nxjerrë në mes të rrugës një kriminel, agjent të policisë, mendoi se kjo është rruga për të triumfuar opozitës, po t’i mbledhësh të gjithë kriminelët, vrasësit, trafikantët, kurrë s’do mund të mposhtësh opozitën.

Kam marrë me mijëra mesazhet, dhe ju garantoj që përgjigje tjetër përveç asaj që keni thënë nuk mendoj, një përgjigje solemne, kundër këtij armiku që nuk ka normë e as parim, zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin, për të besuar se ajo do shërbejë si mbulesë për të. Unë e fala Gerti Shehun për 2 arsye, se është një mjeran që merr para, e fala edhe sepse Gerti Shehu është në Kuvend, pse ai të rrijë në burg kurse këta në Kuvend të kapardisur”.

SHKARKO APP