Më tepër argëtim dhe zbavitje për fëmijët, Veliaj prezanton këndin e ri rekreativ në rrugën ”Mihal Ciko”

Një kënd i ri rekreativ, ka qenë dhurata speciale e këtij fundviti për banorët e rrugës “Mihal Ciko” në Tiranë. Pamjet e këtij investimi të freskët dhe relaksues për të gjithë banorët që frekuentojnë këtë zone i ka ndarë në rrjete sociale kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Për banorët e rrugës “Mihal Ciko”, ky fundvit erdhi me një “dhuratë” speciale – një kënd i ri rekreativ me stola për pushim, fushë basketbolli dhe hapësira të gjelbëruara.”, shkruan Veliaj krahas videos.

Ky kënd rekreativ është një më tepër në listën e shumë projekteve që Bashkia e Tiranës ka realizuar gjatë vitit, duke sjellë më shumë mundësi për argëtim dhe aktivitete sociale në hapësirat publike të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?