Me valle dhe daulle, Partia Socialiste çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit

Partia Socialiste çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit, me një tubim të madh në Sheshin ‘Skënderbej”.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin Skënderbej ndërsa menjëherë aktiviteti ka nisur me tupana dhe valle.

Fillimisht do të një fjalë nga drejtuesit e 12 qarqeve, për të kulmuar më pas më fjalimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kreun e PS Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Data e sotme është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, që është edhe fokusi i fushatës së kryeministrit Rama, pra integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?