Me Veliajn në Baldushk, Topi: I bindur se ASHE fiton zgjedhjet e 21 qershorit

I shoqëruar nga Bamir Topi, kryetari i Frymës së Re Demokratike, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim në zonën e Baldushkut, ku ka shprehur vizionin për bashkëpunimin e tij me aleatët.  “Ata që do të jenë në ekip me mua në administratën e bashkisë, apo ata që do jenë në Këshillin Bashkiak, do të ruajnë standardin e kapitenit të FRD-së. Ne do funksionojmë si ekip me FRD-në dhe aleatët tanë kryesorë edhe në administratë, edhe në këshill”, deklaroi Veliaj.

Mbi projektet për këtë zonë, Veliaj ka veçuar atë të ngritjes së tre tregjeve në bashkinë e re të kryeqytetit, në mënyrë që të ketë lehtësira për fermerët.  – “Që ne të kemi 3-4 tregje për të gjitha pikat hyrëse të Tiranës. Kush hyn nga Kashari ta ketë në Kashar, kush hyn nga Vaqarri, Ndroqi e Peza ta ketë hyrjen në Kombinat. Ndërsa ata që vijnë nga zona Baldushk, Bërzhitë, Farkë, Petrelë dhe Kërrabë ta kenë në Sauk ose në Lundër”, – nënvizoi Veliaj.

Nga ana e tij, kreu i FRD-së, Bamir Topi u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.  “FRD futet në këto zgjedhje me aleancën e madhe të ASHE, e menduar shumë mirë për këtë vendimmarrje politike dhe e bindur se kjo aleancë do të dalë fituese më 21 qershor”, deklaroi Topi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?