Media austriake: Aksion nazist mbi Teatrin Kombëtar në Shqipëri

Një gazetë austriake e krahasoi aksionin për shembjen e Teatrit Kombëtar me veprimet ‘natën për mjegull’ të Hitlerit. Një gazetë gjermane foli për ‘komando’ si një referencë për trupat e Vehrmahtit. Ndërkohë kjo video e postuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tregon pamjet e aksionit ‘nazist’.

“Aktorja Juli Emiri ndan këtë video dhe këtë përjetim nga çastet në tarracën e Teatrit Kombëtar, në orën e sulmit policor: Nga lartësia ku u ngjitëm ne klithëm me zërin e kohës marrë nga shpirtrat e kolosëve që s’janë më, që ata që ishin poshtë të na bashkoheshin…të ngjiteshin te ne…u zgjatëm dorën dhe u hapëm shpirtin…por ata nuk u ngjiten dot, ndaj shembën ndërtesën. A nuk e ditkeni që liria bie gjithnjë në këmbë?” shkruan AMT.

SHKARKO APP