Media e njohur ndërkombëtare: Shqipëria nën pushtetin e drogës. Kultivimi i kanabisit rritet 1200% në 2019

Media e njohur ndërkombëtare “New Europe” i ka kushtuar një artikull të gjatë mafias shqiptare, bandave që ka lëshuar rrënjët deri te pushtetarët e vendit dhe kultivimit të kanabisit që ka pushtuar vendin.

Në artikullin e New Europe, të shkruar nga gazetarja Elena Pavlovska tregohet se si kultivimi i kanabisit për vitin 2019 është rritur me 1200%.

Në vijim artikulli i New Europe

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri rritet me 1.200% në 2019, duke ngritur pyetje të reja në lidhje me aftësinë e Tiranës për të goditur trafikun e drogës, pasi ajo synon ndjekë rrugën e Bashkimit Evropian.
Në afro tre dekada që kur Shqipëria doli nga izolimi i diktatorit ekscentrik e komunist, Enver Hoxha, vendi i varfër në Ballkan me afro 3 milionë banorë ka fituar një reputacion jo të mirë si një nga qendrat kryesore të Evropës për krimin e organizuar, drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, organeve, si dhe prodhimin e narkotikëve.

Gjatë viteve të fundit, qeveria shqiptare ka investuar shumë nga kapitali i saj politik në përpjekje për të ndryshuar imazhin e vendit në botën e jashtme me shpresën se do ta çonte vendin me shumicë myslimane në një partneritet më të ngushtë me Perëndimin.

Pavarësisht se është anëtare e NATO-s, një rrugë e qartë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet një perspektivë e largët për qeverinë shqiptare, sidomos pas tetorit të kaluar kur Franca refuzoi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Tani një raport i fundit i televizionit publik italian RAI 3, i cili citoi një informacion të nxjerrë fshehurazi nga policia, zbuloi se rruga e Shqipërisë për përmirësimin e imazhit të saj për paligjshmëri dhe krim të organizuar ka hasur në një pengese të re: kultivimi i kanabisit, që për 2019 u rrit me 1.200%.

Edhe para këtij raporti, Shqipëria njihej prej kohësh si një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit të në Evropë, si dhe ishte një nga vendet kryesore, në tregtinë e drogës në të gjithë botën ku bosët e drogës njihen si të paprekshëm.

Sidoqoftë, raporti italian i botuar rishtazi, konstatoi se informacioni optimist i qeverisë shqiptare për operacionin e tyre të zhdukjes mund të ketë mbivlerësuar rëndë nivelin e tij të suksesit. Gjetjet e fundit tregojnë se ekzistojnë akoma të paktën 100,000 bimë kanabis të fshehura në malet e thepisura të thepisura të jugut të Shqipërisë, duke e bërë atë, edhe një herë, prodhuesin më të madh të kanabisit në Evropë.

Sipas disa vlerësimeve, një kilogram i këtij lloji të veçantë kanabisi shet për 100 € dhe 200 € në rrugët e Shqipërisë, disa herë më lirë se sa shkon në vendet e tjera të Evropës.
Baronët e drogës në Shqipëri besohet se fitojnë të paktën 6 miliardë euro në vit nga trafikimi i drogës, thuajse sa gjysma e PBB-së së Shqipërisë.

Jo ndryshe nga prodhuesit e varfër të opiumit në Afganistan, prodhuesit e shumtë të marihuanës në Shqipëri përpiqen të mbrojnë veten e tyre duke thënë se ata kanë disa mundësi për të siguruar një jetesë të ligjshme në një vend që mbetet një nga më të varfërit e Evropës.

Grupet e fuqishme të krimit të organizuar në Shqipëri janë aq të rrënjosura në politikën, saqë edhe zyrtarë të nivelit të lartë janë të përfshirë në forma të ndryshme të biznesit të paligjshëm.
Bandat e krimit të organizuar të Shqipërisë, ose mafia shqiptare siç njihet në vend, janë ndryshe nga mafia italiane, pasi janë shumë të dukshme në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera. Ato bien në sy me makinat e shtrenjta që ata kanë blerë nga paratë e kokainës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Mafia Shqiptare njihet se bashkëpunon ngushtë me mafian italiane, veçanërisht me atë famëkeqen “Ndranghetta”.

Përshtati: L. Kokoli, Koha Jonë

Burimi: https://www.neweurope.eu/article/albanian-addiction/

SHKARKO APP