Media franceze: Kërkesat për azil nga Shqipëria janë rritur
Mediat franceze vijojnë të trajtojnë problemin e azilantëve që vijnë nga Shqipëri dhe vende të tjera. Gazeta Lesechos, në një artikull për kostot financiare që i shkakton Francës trajtimi mjekësor i emigrantëve pa dokumente, ndalet dhe në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.
Gazeta thekson se të dy vendet, sipas raporteve ndërkombëtare, konsiderohen të sigurt, por gjatë vitit 2019 numri i azilantëve që vijnë nga këto shtete është rritur ndjeshëm. Konkretisht numri i azilantëve shqiptarë është rritur me 23 %. Në vend të parë për vitin 2019 është Afganistani me 6585 kërkesa për azil, në vend të dytë Gjeorgjia me 6160 dhe në vend të tretë Shqipëria 5609 kërkesa.
Gazeta shkruan se “pagesa mujore për një azilanti është 745 euro në muaj, dyfishi i pagës mesatare në Shqipëri”. Shifrat shoqërojnë lajmin që sqaron se qeveria franceze do të vendosë kushte me të forta për dhënien e shërbimit mjekësor për azilantët dhe emigrantët pa dokumente në këtë vend.
Ndërkohë një tjetër media franceze, “France TV Info” shkruan se i njëjti problem të kërkesave të shumta për azil po përballet edhe Briania e Madhe. Duke cituar shifra të raporteve britanike, në shkrim thuhet se në vitin 2019 kërkesa e shqiptarëve për azil në Britani të Madhe është rritur në masën, 12.6 përqind. Shumica e këtyre kërkesave, rreth 91% refuzohen nga autoritet, pasi Shqipëria konsiderohet vend i sigurt.
Diplomati francez: Shqipërisë i thamë JO, për reformat e papërfunduara dhe krimin