Media gjermane: Ambasadori Grenell po planifikon të dorëhiqet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell po planifikon që të dorëhiqet nga detyra e tij. Lajmi u bë i ditur nga agjencia gjermane e lajmeve, Dpa.
Robin Quinville, zv / shefi i misionit në ambasadë, pritet të zëvendësojë Grenell përkohësisht, thuhet në raport.
Në muajin shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump emëroi ambasadorin Grenell ushtrues detyre të shefit të kësaj agjencie.
Një zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Gjermani refuzoi të konfirmojë apo të pohojë se Grenell do të tërhiqet nga posti i ambasadorit.
Grenell shërben gjithashtu si i dërguar special për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Media amerikane Reuters shkruan se Grenell nuk iu përgjigj një emaili të veçantë të dërguar nga kjo agjenci lajmesh mbi këtë lëvizje./ Reuters
KOHA JONË SONDAZH

