Media gjermane: Në Shqipëri miratohet një ligj zgjedhor kundër opozitës

Radio publike gjermane, Deutschlandfunk, raporton se në Shqipëri është miratuar një kod zgjedhor kontrovers. Në raportim theksohet se qëllimi i kodit është bllokimi i aleancave dhe dobësimi i opozitës.

“Në Shqipëria, parlamenti miratoi një reformë të diskutueshme të ligjit zgjedhor. Në zgjedhjet parlamentare, partitë nuk do jenë më në gjendje që të krijojnë aleanca. Sipas njoftimeve të medias, kjo do të zvogëlojë më tej shanset e partive të opozitës kundër Partisë Socialiste në pushtet. Partia e kryeministrit Rama e ka qeverisur Shqipërinë me një shumicë absolute që prej vitit 2017. Opozita akuzon socialistët për korrupsion dhe mashtrim elektoral dhe ka bojkotuar parlamentin. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do mbahen në prill të vitit që vjen”, raporton Deutschlandfunk.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?