Media gjermane: Një 22-vjeçare që erdhi nga Shqipëria ka simptomat e mutacionit të ri të virusit

Inscription COVID-19 on white background. World Health Organization WHO introduced new official name for Coronavirus disease named COVID-19; Shutterstock ID 1642888921; Nom de Projet : -

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan sot se një 22-vjeçare që u kthye nga Shqipëria në Gjermani ka shfaqur simptoma të lehta të mutacionit britanik të koronavirusit. Rasti është zbuluar në një qytezë pranë Heisenit.

Raportimi i medias gjermane rrëzon deklaratat e ekspertëve shqiptarë që thonë se varianti i ri i koronavirusit nuk është shfaqur në vendin tonë.

Media gjermane shkruan se shqiptarja e infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, pasi udhëtoi nga Tirana drejt qytetit gjerman ku jeton si emigrante, po mbahet në karantinë sipas Departamentit Lokal të Shëndetësisë. Po ashtu gazeta e mirënjohur Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se ishte e mundur të gjurmoheshin kontaktet e njerëzve të infektuar prej saj dhe të ndërpritej zinxhiri i infeksionit.

SHKARKO APP