Media greke hedh ”bombën”: Dhuratat parazgjedhore të Erdoganit për Ramën
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Ankara, vijon që të tërheqë vëmendje në Greqi, aty ku mediat vijojnë të bëjnë analiza. Gazeta greke ”Kathimerini”, në një shkrim me titull ”Dhuratat parazgjedhore të Erdoganit për Ramën”, ka trajtuar raportet mes dy udhëheqësve.
”E gjithë bota, ishte dëshmitare e ceremonisë së pritjes me kuaj, me kalorës të veshur si osmanë që mbanin në duar flamurin shqiptar, limuzina, imazhe nga sallonet e sulltanit dhe gjëra të tjera mbresëlënëse”. Në shkrim thuhet edhe se Erdogran e “admiron” Ramën sepse ai i ka hapur portat e Shqipërisë, duke e dërguar atë në krahët e Turqisë, ndërsa vendi po pret fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Më tej ”Kathimeri”, nënvizon se Rama është ngarkuar me “dhurata” parazgjedhore, të tilla si spitali Covid-19 në qytetin e Fierit, e cila sipas presidentit turk do të jetë gati para zgjedhjeve të pranverës, një degë e Universitetit Politeknik të Ankarasë në Tiranë dhe premtimet për shtim të investimeve turke në Shqipëri.