Media greke: Rama s’mund të ketë asnjë rol mes Turqisë e Greqisë. Propozimi i ministrit turk ishte ndihmë për zgjedhjet në prill

Gazeta e njohur greke “Kathimerini” analizon atë çfarë po ndodh mes Greqisë dhe Shqipërisë sa i përket përcaktimit të kufijve detarë dhe ndikimin, sipas saj, që Turqia ka mbi Tiranën zyrtare dhe mbi kryeministrin Edi Rama.  Gazeta thotë se Edi Rama nuk mund të ketë asnjë rol ndërmjetësues për problemet mes Greqisë dhe Turqisë. Ndërsa shton se qëndrimi i ministrit turk për të “futur në lojë” Edi Ramën në negociata, ishte një ndihmë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit nga ana e turqve. Për Kathimerinin, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është “miku më i mirë” dhe “partneri strategjik i Ramës”.

Lidhur me zgjerimin e Greqisë më 12 milje detare, gazta e greke shkruan se nëse do të ishte në opozitë, Edi Rama do e kundërshtonte projektin e Greqisë.

Artikulli i plotë në gazetën greke Kathimerini 

Erdogan, Rama dhe 12 miljet detare

Menjëherë pasi Greqia njoftoi zgjerimin e ujërave të saj territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje, disa persona në Shqipëri filluan të luanin të njëjtën melodi të vjetër dhe të lodhur: “Greqia po merr detin”.

Për të mbrojtur veten nga pasojat politike, Edi Rama u përpoq të qetësonte kundërshtarët, duke thënë se Greqia ka të drejtë, të parashikuar nga Ligji ndërkombëtar i Detit, të zgjerojë ujërat e saj territoriale kur e gjykon të arsyeshme, siç kishte bërë vetë Shqipëria në 1990.

Kryeministri shqiptar ka të drejtë për këtë çështje, megjithëse është e sigurt që nëse do të ishte në opozitë do ta kundërshtonte. Qëllimi i vërtetë i tij është të parandalojë ose të paktën të vonojë çështja e përcaktimit të zonave ekonomike ekskluzive të Greqisë dhe Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, siç Athina dhe Tirana ranë dakord Tetorin e kaluar.

Shumë dyshojnë se po bëhet një përpjekje për ta arritur këtë përmes vonesës procedurale. Është e dukshme që edhe dy muaj e gjysmë pasi njoftimit të marrëveshjes, me të cilën të dy vendet do të shkojnë në Hagë, nuk është nënshkruar ende.

Athina nxiton të lëvizë përpara, pasi që caktimi i kufijve të zonat ekonomike eksluzive në Egje dhe problemet e lidhura me Turqinë, janë ende të hapura, por pala shqiptare nuk duket e gatshme të vazhdojë.

Rama po përballet me zgjedhjet parlamentare të pranverës dhe “miku i tij më i mirë” dhe “partneri strategjik”, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, nuk dëshiron që Greqia dhe Shqipëria të përcaktojnë kufijtë përmes Hagës.

Prandaj, lënia e marrëveshjes greko-shqiptare dhe ngrirja e nënshkrimit të marrëveshjes së arbitrazhit, lidhet me interesat turke në zonë.

Kjo pretendohet jo vetëm nga grekët, por edhe nga diplomatët evropianë që kanë shërbyer në Tiranë dhe e njohin shumë mirë lojën e Ankarasë në Ballkan dhe rolin që ajo parashikon për Shqipërinë.

Politikanët shqiptarë kishin denoncuar tashmë përfshirjen e Turqisë në dështimin për të arritur një marrëveshje mbi Greqinë dhe Shqipërinë në 2009. Vizita e parë e huaj e Ramës në 2021 nuk ishte në një vend evropian por te “vëllai” i tij Erdogan.

Në të vërtetë, përpara se të kishte informuar Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, në shtator 2020, për marrëveshjen e tij për një kërkesë të përbashkët në gjykatën e Hagës, Ramës i ishte dhënë “bekimi i sulltanit” në qytetin turistik të Marmaris. Menjëherë pas vizitës së Ramës në Athinë të Premten, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu sugjeroi që Tirana të organizonte takimet e bisedimeve eksploruese.

Rama padyshim që nuk mund të luajë një rol në përpjekjet e afrimit Greqi-Turqi, por propozimi i Cavusoglu mund ta ndihmojë kryeministrin shqiptar në prag të zgjedhjeve të Prillit.

SHKARKO APP