Media italiane “nxin” qeverisjen e Ramës: Shtypje dhe represion, Shqipëria me Rilindjen po i largohet BE-së

Mediat italiane e kanë gjithmonë në qendër të tyre, situatën në Shqipëri dhe raportimet për atë që ndodh në vendin tonë, janë të shpeshta.

Gazeta italiane ‘Il Giornale’,  ditën e sotme i ka kushtuar një tjetër artikull Shqipërisë dhe situatës ku ndodhet vendi ynë, në rrugën drejt BE-së.

Gazetari Marco Valle, shkruan se qeveria e Tiranës nën drejtimin e Edi Ramës, çdo ditë e më shumë po i largohet Europës së bashkuar. Ai ka marrë në analizë gjestin e fundit të qeverisë Rama, shembjen e Teatrit Kombëtar, që duket se italianëve u dhemb më shumë se shqiptarëve, për shkak se ishte një trashëgimni e një arkitekti mjaft të njohur milanez.

‘Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar për të ndërtuar një qendër tregtare, ishte akti i fundit i Edi Ramës’, shkruan gazeta italiane.

Më poshtë, pjesë nga shkrimi i Gazetës italiane ‘Il Giornale’

‘Çfarë po ndodh në Tiranë? Në agimin e së dielës 17 maj, saktësisht në orën 4.35, buldozerët e bashkisë të mbrojtur nga mbi 1 mijë policë, rrënuan Teatrin Kombëtar në kohë rekord, simbol i një proteste të ashpër, që zgjati 27 muaj.

Paraditen e së njëjtës ditë, një turmë e madhe që kundërshtonte ndalimet e autoriteteve dhe rregulloret antivirus mbushën zemrën e kryeqytetit, zonën pranë sheshit Skëndërbej dhe bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për të protestuar ndaj qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Zemërim.

Policia dhunoi vazhdimisht protestuesit dhe arrestoi 64 persona, duke përfshirë Monika Kreymadhi, gruan e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe drejtuese e një partie në opozitë. Bilanci në fund të ditës ishte i rëndë: bomba tymi, gurë, shkopinj dhe disa të shtëna me armë (për fat të mirë) në ajër plus 7 arrestime për ‘shkelje të dhunshme të rendit publik’, ‘tubim të paligjshëm’, ‘shkelje të karantinës’. Dhjetëra persona të plagosur në spitale.

Një e diel e keqe që bëri debatin tashmë të mbinxehur (ose më saktë, përplasjen) midis Ramës dhe kundërshtarëve të tij flaktë dhe, edhe një herë, rigjallëroi sfidën midis vendimmarrësit kryeministër dhe protestuesve të tij të shumtë dhe aspak entuziast ( ta themi butë) nga metodat e tij të ashpra dhe projektet e tij ‘të modernizuara’ të paskrupullta.

Rasti i kompleksit Teatror është emblematik. Ndërtesa, e projektuar nga arkitekti Giulio Berte e ndërtuar në Milano në 1938 dhe e mbledhur disa muaj më vonë në Tiranë nuk ishte vetëm një nga shembujt e parë të parafabrikatave në histori dhe një nga veprat më interesante të arkitekturës racionaliste në Evropë, por, mbi të gjitha, përbënte një pjesë e rëndësishme e panoramës monumentale të kryeqytetit shqiptar.

E shndërruar në epokën komuniste fillimisht në një gjykatë popullore pastaj në Teatër Kombëtar, pas rënies së regjimit në 1990, ndërtesa ishte kthyer në pritje të restaurimeve.

Duke pasur parasysh vjetërsinë e materialeve origjinale, mirëmbajtjen e dobët në periudhën Enveriste dhe rregullat e reja të sigurisë, të gjithë (ose pothuajse) kërkonin një ristrukturim rrënjësor në përputhje me projektin e Berte-s. Këto ishin vetëm iluzione.

Në vitin 2018, me justifikimin e festimeve në vitin 2020 të 100-vjetorit të kryeqytetit të Tiranës, Rama dhe ‘delfini i tij’ Erion Veliaj, kryetar bashkie vendosën të ndryshojnë qendrën historike dhe plani filloi pikërisht nga prishja e ‘Teatrit Kombëtar’.

Në vend të saj u vendos të ngrihet një strukturë masive betoni prej kullash të projektuar nga studiot daneze Big dhe nënshkruar nga arkitekti Bjarke Ingels, ku do të ketë presë qendra tregtare, apartamente, etj., dhe një hapësirë ??të destinuar për aktivitete teatrale.

Pas këtij plani privat nisën protestat e shumta të artistëve.

Gjysma e Tiranës u ngrit kundër kryeministrit dhe kryebashkiakut, të treguara si autorët e një spekulimi maziv ndërtimi. Në mbrojtje të kompleksit, u ngritën artistët dhe intelektualët që i përkisnin ‘Aleancës për mbrojtjen e teatrit’. Për t’i mbështetur ata, Lulzim Basha, drejtuesi i Partisë Demokratike dhe Monika Kreymadhi, nga ana e tyre të mbështetur u bashkuan në terren me artistët:

Confindustria Albania, partneriteti që përfaqësojnë ndërmarrjet italiane në vend, ishte gjithashtu kundër shkatërrimit. Presidenti i saj Sergio Fontana komentoi me hidhërim: ‘Është njësoj sikur në vend që të ndërtosh një teatër më të mirë dhe të rehatshëm, të vendosësh të shkatërrosh Arenën e Veronës apo Koloseu. Një teatër i ri mund të ndërtohej në një zonë tjetër pa prishur një shembull të jashtëzakonshëm të arkitekturës italiane’.

Ambasadori italian Alberto Cutillo ishte më i kujdesshëm (ose shumë i vakët): ‘Unë mendoj se në një vend demokratik këto zgjedhje duhet të merren pas një debati të gjerë, sepse pasi të merren, nuk është e mundur të kthehen mbrapsh’.

Asgjë më shumë, asgjë më pak. Nga ana e Institutit Kulturor Italian, heshtje absolute.

Reagimet e Evropës janë shumë më të ashpra. Delegacioni i BE në Tiranë ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj mënyrave dhe kohësh së shkatërrimit të Teatrit.

Presidenti i PPE Donald Tusk e ka dënuar hapur shkatërrimin si një akt ‘i cili shkon kundër vlerave evropiane si mbrojtja e trashëgimisë kulturore, sundimi të ligjit dhe dialogut mes palëve’.Syri

SHKARKO APP