Media spanjolle “TeleCinco”: Edi dhe Linda Rama tërheqin vëmendjen në Samitin Europian në Granadë

Samiti i Komunitetit Politik Europian i zhvilluar në Granadë të Spanjës, ka lënë një imazh që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, shkruan media spanjolle “TeleCinco”.

”Nuk është e zakonshme të shohësh një lider botëror të marrë pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme me atlete. Kështu ka bërë Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili i ka befasuar të gjithë duke veshur këpucë sportive në një event zyrtar”,-shkruan kjo medie.

Pamja e çiftit Rama tërhoqi vëmendjen në mesin e kaq shumë drejtuesve ishte i mrekullueshëm. Ata tërhoqën vëmendjen për stilin e tyre alternativ, shkruan “Noticias”. Përveç atleteve të politikanit, bashkëshortja e tij, Linda u shfaq me një fund të derdhur deri në fund të këmbëve të përshtatur me nje bolero dhe mënge të bardha.

Albanian Prime Minister Edi Rama (L) and his wife Linda Rama arrive at the Carlos V palace, for a visit of the Alhambra, during the European Political Community summit in Granada, southern Spain on October 5, 2023. Europe’s quest to build a common geopolitical purpose brought four dozen of its leaders to Granada, but its credibility suffered a blow when the Azerbaijani president stayed away. (Photo by Ludovic MARIN / AFP)

SHKARKO APP