Mediat amerikane, shkrim Ramës për komentin ndaj Trump
Jo vetëm lajm në Shqipëri e një rajon komenti i Kryeministrit Rama për kandidatin për President të SHBA-së, por dhe në mediat më të mëdha në Amerikë, Associated Press dhe Neë York Times. Në shkrimin për Ramëns komentohet deklarata e tij në “Klan Kosova” për kërcënimin që do i sjellë Donald Trump Amerikës dhe Shqipërisë nëse fiton postin si President.
NYT dhe AP shkruajnë: “Më pak se një javë nga vizita e parë në Ëashington, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë për kandidaton republikan amerikan Donald Trump se do të ishte një kërcënim për vendin e tij dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përsa i përket marrëdhënieve bilaterale, nëse do të zgjidhej President.
Duke folur në një talk shoë të enjten në një televizion privat në Kosovë (Klan Kosova). Rama ka thënë që zgjedhja e Trump do të sillte “dëme të mëdha” për Shtetet e Bashkuara Amerikane dhe është edhe një “kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”
“Donald Trump është një kërcënim për Amerikën, dhe padyshim një kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, tha Rama.
Rama ishte në Kosovën fqinje, dy vende me të njëjtën maxhorancë popullsie etnike shqiptare, për të marrë pjesë në ceremoninë e Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.
Rama saktësoi se nuk u referohej republikanëve, por një “personazhi që ka shqetësuar” disa republikanë, të cilët tani janë gati të votojnë Hillary Clinton.
Rama, lider i qeverisë qendrore të së majtës, nga Partia Socialiste, do të jetë për një vizitë në Ëashington, javën e ardhshme, ku ka në program të takojë Presidentin Barack Obama dhe zv/presidentin Joe Biden.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

