Mediat botërore për vendimin e kryeministrit shqiptar për mbylljen e TikTok
“Problemi sot nuk janë fëmijët tanë, problemi sot jemi ne, problemi sot është shoqëria jonë, problemi sot është TikTok dhe gjithë të tjerët që po na marrin peng fëmijët”, tha sot kryeministri shqiptar Edi Rama.
Të gjitha mediat botërore e kanë si lajm vendimin e shefit të Ekzekutivit shqiptar, si një vendim i fortë. Disa shtete janë munduar ta kufizojnë, por akoma nuk kanë arritur të marrin vendime si Shqipëria. Veçohet Austrralia e cila ka vendosur me vendim parlamenti që nën moshën 16 vjeç nuk lejohet TikTok dhe rrjetet sociale.
Në SHBA ka debat të madh për TikTok. Pritet Trump që pas 20 janarit të firmos vendime kundër TikTok.