Mediet suedeze promovojnë Shqipërinë për sezonin veror, Rama: 5000 vizitorë në 3 muaj
Shqipëria është vendosur në krye të listës së udhëtimeve të sugjeruara nga mediet suedeze “Livsstil” dhe “Dagens Nyheter”. Kryeministri Edi Rama ka postuar shkrimet e botuara në mediet suedeze ku i bëhet jehonë Shqipërisë si destinacion turistik.
“Nga veriu në jug, një udhëtim në të cilin të shoqërojnë rrënoja të lashta, male magjike, plazhe të bukura me rërë të imët, fshatra të rrallë dhe detet e kristalta, Shqipëria përshkruhet si një nga brigjet më piktoreske të Mesdheut”, shkruan kryeministri Rama. Po ashtu kreu i qeverisë thekson se në tre muajt e parë të këtij viti Shqipëria është vizituar nga rreth 5000 vizitorë nga Suedia.
Postimi i plotë
Shqipëria në krye të listës së udhëtimeve të mediave suedeze “Livsstil” dhe “Dagens Nyheter” Nga veriu në jug, një udhëtim në të cilin të shoqërojnë rrënoja të lashta, male magjike, plazhe të bukura me rërë të imët, fshatra të rrallë dhe detet e kristalta, Shqipëria përshkruhet si një nga brigjet më piktoreske të Mesdheut. Rreth 5000 vizitorë nga Suedia kemi pritur në tre muajt e parë të vitit 2024, ose 59% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, duke qenë një ndër tregjet me shumë potencial.