Mediu: Asambleja e PR do të vendosë si do dalim në zgjedhje

 

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat, tha se do të jetë asambleje e kësaj partie e cila do të vendose se si do të dalin në zgjedhje, të vetëm apo në koalicion me Partinë Demorkatike.

Por republikani Mediu tha se koalicioni me Partinë Demokratike, vazhdon ende.

Mediu tha se partia që ai drejton nuk ka vënë asnjë kusht as për Durrësin dhe as për ndonjë bashki tjetër.

Ai u shpreh se sipas sondazheve të zhvilluar, Agron Duka është kandidati më i privilegjuar në Durrës.

SHKARKO APP