Mediu: Berisha dhe Basha të mos futen në garë për të treguar muskujt, se do kënaqim Ramën
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se partia e tij është aleate me PD prej 30 vitesh, pavarësisht se kush ka qenë në krye të saj. Për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit, për të Basha dhe Berisha nuk duhet të futen për të treguar muskujt, pasi kështu do të kënaqin Edi Ramën.
“Fatmir Mediu dhe PR ka qenë 30 vite në koalicion me PD-në, paçka se kush ka qenë kryetar i saj. Duhet të thërrasim sa më shpejt një tryezë ku të diskutojmë dhe të gjejmë kandidatët e përbashkët. Nëse hyjmë në zgjedhje për të provuar kush ka muskujt më të fortë brenda nesh, vetëm do kënaqim këtë regjim, do të kënaqim Edi Ramën”.
Kurse Arben Ristani vë theksin te domosdoshmëria e diskutimeve në një tryezë të përbashkët, mes të gjitha partive opozitare, sidomos mes Bashës dhe Berishës.