Mediu dhe Shehi: Sherefedin Shehu, zgjedhja e duhur për Dibrën
Partia Demokratike ka kandidatin e saj zyrtar për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Dibër. Deputeti i Dibrës, Sherefedin Shehu, do të lërë postin e deputetin për të vazhduar më tej garën për bashkinë e këtij qyteti. Mbi këtë kandidaturë, kanë reaguar aleatët e PD-së.
Partia Republikane ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për kandidaturën. Në një deklaratë për mediat, thuhet se: “PR-ja, mbështet kandidaturën e Profesorit, Intelektualit, Financierit, qeveritarit te ndershëm, deputetit te Dibrës për kryetar Bashkie, z.Sherefedin Shehu”.
Kreu Mediu është shprehur se Dibra kthehet tek vlerat e saj njerëzore dhe Intelektuale.
Duke marrë shkak nga skandali, Fatmir Mediu, ka nënvizuar se pas asaj që ndodhi me ish-kryetarin, zgjedhja e PD-së dhe e gjithë opozitës për të kandiduar z Shehu, tregon respektin që ne kemi për popullin e Dibrës.
Edhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi deklaron se LZHK-ja mbështet fort, kandidaturën e përbashkët të koalicionit opozitar të z. Sherefedin Shehu për Bashkinë e Dibrës. “Është zgjedhja më e mirë, – u shpreh ai, – jo thjesht për opozitën por për të gjithë popullin e Dibrës.
Sherefedin Shehu përfaqëson intelektualin, njeriun e Dibrës por edhe profesionistin dhe administratorin e mirë të shtetit. Kjo tregon vlerësimin që opozita i ka bërë qytetarëve të Dibrës, që të ketë mundësinë të drejtohet nga një intelektual dhe një njeri me eksperiencë të gjatë administrative.
Ky është një shans i madh për qytetarët e Dibrës por edhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi që të japin një sinjal kthese për rindërtimin e shtetit shqiptar duke filluar me mbështetjen lokale.
Do të jetë një ugur i mbarë fitorja e zotit Sherefedin Shehu edhe për zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm për Dibrën por për gjithë Shqipërinë,” përfundon Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

