Mediu e Shehi: PD të hapet përballë kritikave
Aleatët historik të Partisë Demorkatike, Kryerepublikani Fatmir Mediu, dhe Kreu i Levizjes për Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, kërkojnë nga lidershipi i Partisë Demokratike, të jetë i hapur ndaj çdo kritike dhe të dëgjojë zërin e çdo demokrati, me qëllimin që drejt zgjedhjeve të 2017 të shkohet me një platformë të qartë politikë.
Ky qendrim vjen pas humbjes që opozita pësoi në zgjedhjet vendore.
Fatmir Mediu: Mendoj që kemi një përgjegjësi si drejtues politikë të dëgjojmë me vëmëndje zërin e atyre që kanë qenë pjesë e fushatës apo edhe atyre që kanë qenë indiferentë në këtë fushatë.Dhe pyetja shtrohet Pse? Mendoj që ka ardhur koha që me të gjithë deputetët duhet të ketë një lloj diskutimi, një brain storming një diskutim të përgjithshëm për të degjuar me vëmëndje opinionet e tyre,janë pjesa e parë e zgjedhur dhe po ashtu me vëmendje akoma më të madhe duhen të degjuar pikërisht ata kandidatë që fituan që treguan përballë manipulimit,përballë inkriminimit ditën që donin të fitonin.
Dashamir Shehi: Edhe kur mendojmë ndryshe rrimë bashkë. Kur e kupton këtë formulë dhe është në gjendje ta interpretojë,ai meriton të ketë lidershipin.Ai do na çojë drejt fitores.Dmth te mendojmë ndryshe dhe të rrimë bashkë. Kjo është filozofia, kjo është esenca e demokracisë.Në qoftë se me mendime ndryshë e kuptojnë si krim kundër lidershipit qënka problem i madh, është budallik nga ato që ka beërë historikisht Partia Demokratike.
Dashamir Shehi, flet për një rezultat jo optimist në 21 qershorin, por pavarësisht kësaj ai mendon se është një premisë reale për një platformë fituese në 2017.
Dashamir Shehi: Eshtë ndërtuar një shtrat politik mbi të cilin mund të ndërtohet një platformë e re për 2017.
Ndërsa Republikani Fatmir Mediu, kërkon që analiza e rezultatit të opozitës për zgjedhjet vendore, të përfshijë sjelljen e qeverisë, por fokusin kryesorë duhet ta ketë tek funksionimi i strukturave.
Fatmir Mediu: Me të gjithë këtë analizë të politikës së opozitës është e rëndësishme të shikojmë, jo vetëm për atë çfarë ka ndodhur për shkak të sjelljes krejt anormale të qeverisë edhe të një proçesi që u kthye në farsë në dëm të interesave të shqipëtarëve,në dëm të opozitës,në dëm të së ardhmes së vendit tonë por duhet të shikojmë edhe mënyrën e organizimit të funksionimit tonë të brendshëm.
Republikani Mediu nuk është kundër protestave, të lajmëruara nga kryedemokrati Basha, por mendon se më parë selia blu duhet të zgjidhi problemet e organizimit dhe funksionimit.
Fatmir Mediu: Padyshim që protesta është ndërgjegjësimi i qytetarëve në raport me problemet por mendoj që është koha që ne duhet të shikojmë një ndërgjegjësim tonë të brendshëm,të bëjmë një inventor të saktë të të gjithë aktivistëvë nga themelimi i Partisë Demokratike,Partisë Republikane,njerëz që kanë pasur në pushtet njerëz që nuk duan ti bashkangjiten si një frymë e re por patjetër duhet të kenë një vizion të përbashkët me opozitën dhe jo thjesht ta shikojnë si një akomodim i momentit për të përfituar pra ka disa element dhe ne duhet të ndërgjegjësohemi vet si opozitë për të funksionuar në radhë të parë.
Partia Demokratike, ndodhet në një fazë analizë për zgjedhjet e 21 qeshorit. Në shtator ajo ka njoftuar jo vetëm ristrukturim në bazë por dhe protesta.
KOHA JONË SONDAZH

