Mediu: Edi Rama po bën krim kombëtar, Presidenti duhet të shpërndajë Parlamentin

Ndalesa e rradhës e kreut të Partisë Republikane ka qenë Fieri, aty ku Fatmir Mediu mblodhi strukturat. Në fjalën e tij, Mediu theksoi se kryeministri Edi Rama dhe regjimi i tij i korruptuar e kanë çuar Shqiperinë në kufijtë e një dëshpërimi të thellë. Sipas Mediut, kalimi i Kodit Zgjedhor pa konsensus, pa pritur vleresimin e komosionit të Venecias, injorimin e Gjermanisë dhe të Europës, është krim kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. ndaj dhe ka përsëritur thirrjen që Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta të shpërndajë Parlamentin.

Pjesë nga fjala e Mediut

Kjo qeveri ka sjellell vetëm, varfëri, papunësi, korruspsion, pasiguri, krim, eksod masiv të pjesës më aktive të shoqërisë. Interesat kombëtare janë zëvendësuar me interesat personale. Kalimi i Kodit elektoral pa konsensus, pa pritur vleresimin e komosionit të Venecias, injorimi i Gjermanisë dhe Europës është një krim kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. Refuzimi që Edi Rama i bëri BE është refuzimi që ai i bën punës dhe qëllimit historik të shqiptarëve jo vetëm në këto 30 vite.

Ky regjim i korruptuar njësoj si regjimi diktatoria është pozicionuar hapur si antishqiptare dhe anti-europiane.
Diktatura komuniste është zëvendesuar nga diktati dhe pushteti i krimit dhe korrupsionit të cilët janë aleatët e Ramës për të manipuluar zgjedhjet. Opozita dhe shqiptarët kanë vetëm një duhet të bashkohen në çdo skaj të Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimin e këtij regjimi dhe rikthimin në rrugën europiane.

Presidenti duhet të shpërndajë Parlamentin, duke mbrojtur kështu kushtetutën dhe interesat e Shqipërisë. Është detyrë e të djathtës që të rikthejë vlerat më të mira, shpresën dhe besimim, të bëjë Shqipërinë vend anëtar të BE-së, siç e bëri vënd anëtar të NATO-s nën drejtimin e Berishës. Është detyrë e së djathtës të afrojë në politikën e saj, në garën për parlament dhe qeveri njerezit më të aftë, intelektualë brenda dhe jashtë vendit që se refuzojnë poshtërimin dhe përbuzjen e sektit Rama, të ofrojë intelektualë e të rinj që zotërojnë dijen dhe aftësitë për të ngërtuar një shtet të shqiptarëve për shqiptarët.

SHKARKO APP