Mediu flet pas takimit me Bashën: Do dalim me lista dhe program të përbashkët

Kreu i Partisë Republikane duket se po shkon drejt një marrëveshje me Partinë Demokratike sa i takon listës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Pas një takimi mbi një orë me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu, në një prononcim për mediat, Mediu tha se është gjetur mirëkuptimi për të dalë me lista dhe program të përbashkët. Ai tha se është i gatshëm të kandidoj kudo, por kjo pikë nuk është përcaktuar ende.

“Kemi mirëkuptimin për të dalë me lista dhe program të përbashkët. Konkurrimet duhet të përfshijnë njerëz dhe partitë politike që të maksimalizojnë votën e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë për të përmbysur këtë regjim të korruptuar. Më pas se ku janë zonat dhe si do të funksionojë, është pjesë e një diskutimi që vazhdon.

Jam i gatshëm të kandidoj kudo, por nuk e kemi përcaktuar vendin tim as të tjerëve. Folëm për për pozicionet që ka PR në raport me peshën e saj elektorale dhe më pas do vlerësojmë edhe figurat që duhet të kandidojnë në emërt të PR, koalicionit apo PD”.

I pyetur se sa mandate do ketë PR në listë, Mediu tha se “Nuk ka mandate PR, por vetëm kontribute dhe konkurrime, nuk ka vende të sigurta, kjo është një nga gjerat që duhet ta shohim me qartësi si opozitë.

PR ka sipas peshës elektorale në çdo qark duke nisur nga Kukësi, Dibra. Çështja është se si votat e PR të kthehen në vota pozitive në mandate të opozitës”.

SHKARKO APP