Mediu flet për negociatat me PD për 25 prillin: Kemi një dakordësi që do të jemi në një koalicion
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu foli në studion e News24 për negociatat me PD për zgjedhjet e 25 prillit. Mediu tha se synimi është maksimalizimi i votave.
Ai theksoi se në bazë të aktivitetit të saj politik dhe elektoral gati 30-vjeçar, PR ka një bazë të vetën elektorale e cila i shërben në radhë të parë PD-së, kandidatëve të PD-së por dhe PR-së dhe partive të tjera që të kthehet në një votë e vlefshme dhe pastaj këto vota të kthehen në mandate.
“Unë e kam konceptuar koalicionin si të tillë, ne nuk po futemi tek lista e PD-së, por po ndërtojmë një koalicion me PD-në, të gjitha partitë dhe në bazë të peshës elektorale përcaktohet dhe mundësia se ku është për të kandiduar gjithsecili subjekt”, tha Mediu.
Në cilat pika keni mbetur? Pse dy palët jeni në llogoret tuaja?
PR ka një aleancë 30-vjeçare me PD në momente të vështira dhe momentet e bashkëqeverisjes me një angazhim serioz për të bërë më të mirën për demokratë, republikanë dhe shoqërinë shqiptare. Nuk është çështja për të zgjidhur problemin e Fatmir Mediut apo për të ndërtuar një marrëveshje, e cila mund të sjellë një vlerësim për një individ. Kur flasim për koalicion do të thotë që çdo parti politike, çdo votë, çdo individ ka vlerë për t’u vlerësuar dhe për t’u bërë pjesë e angazhimit politik dhe elektoral.
Diskutimi që kemi me PD është ky: Në bazë të aktivitetit të saj politik dhe elektoral gati 30-vjeçare, PR ka një bazë të vetën elektorale e cila i shërben në radhë të parë PD-së, kandidatëve të PD-së por dhe PR-së dhe partive të tjera që të kthehet në një votë e vlefshme dhe pastaj këto vota të kthehen në mandate. Unë e kam konceptuar koalicionin si të tillë, ne nuk po futemi tek lista e PD-së, por po ndërtojmë një koalicion me PD-në, të gjitha partitë dhe në bazë të peshës elektorale përcaktohet dhe mundësia se ku është për të kandiduar gjithsecili subjekt.
Në cilën pikë keni mbetur me zotin Basha? Ju keni pasur një takim ditën e djeshme, ku është ngërçi?
Ne kemi një dakordësi që do të jemi në një koalicion. Unë nuk do të resht deri në momentin e fundit në gjykimin që kam që të jetë efektiv si trupa e kandidatëve dhe çdo subjekt politik në çdo qark.
Nuk mendoj që të ketë dy standarde në disa deputetë ose kandidatë për deputetë janë njerëz të garantuar, disa të tjerë janë të pa garantuar. Mendoj që trupa zgjedhore duhet të jetë në të njëjtin stad, duhet të ketë një marrëdhënie sa morale dhe juridike për të qenë ne të paktën të vetëdijshëm me veten tonë që kemi nevojë për një garë ku maksimalizojmë votat në çdo qendër votimi, çdo kandidat për deputet dhe në bazë të rezultatit ai bëhet ose nuk bëhet deputet.
Është shumë e rëndësishme që partitë politike në kandidaturat ose marrëveshjet që përcjellin nuk krijojnë një raport preferencial për një individ të caktuar, por një raport të qenësishëm për kandidat në bazë të votave që ata kanë.
Një lloj preference do të jetë…
Nuk është kështu të paktën me PR. PR ka një histori të vetën elektorale. Në 2009 dhe 2013, ka marrë mandatin e deputetit në Tiranë, ka një peshë elektorale më shumë, aq sa duhet për të qenë deputet dhe duke dalë e vetme.
Por në shumë qarqe të tjera PR ka marrë mandatin e deputetit ose ka bërë të mundur që PD të ketë një deputet plus. Duke bashkuar dhe votat e aleatëve të tjerë bashkë me PD përcaktohet ku është vendi i PR për të kandiduar në Fier, në Elbasan, në Tiranë, në Durrës, në Shkodër e kështu me radhë. Brenda kësaj logjike ajo çka unë kam diskutuar me kolegë të PD-së ne do vijmë tek vlerësimi i figurave. Në qoftë se një kandidat i PR-së nuk krijon të njëjtat premisa si një i PD për të shtuar mundësinë e marrjes së një mandatit atëherë ne jemitë gatshëm të shikojmë kush do jetë kandidati më i mirë. Nuk jemi fanatikë për të këmbëngulir, por ka edhe disa individë të cilët kanë treguar jo vetëm vlerë elektorale, por dhe integritet politik. Në 2017 por edhe në rastin e dorëzimit të mandateve sepse ishte shumë tunduese për shumë njerëz që të merrnin mandatin dhe nuk ndodhi që nga 4 që kishte PR në lista asnjë nuk e mori këtë mandat dhe unë mendoj këta janë autoritete që duhen vlerësuar. Kjo është ajo logjikë që ne po përpiqemi të ofrojmë.
Për sa mandate do sakrifikonte PR logon e saj për të qenë në listat e PD? Për çfarë negociohet?
Unë mendoj që ju e keni gabim dhe kushdo që do ta mendojë nga PD që do futemi tek lisat e PD e ka shumë gabim. Kjo do kthente të njëjtin skenar si të vitit 2017 dhe unë nuk do pranoja kurrë që të rikthehemi në pozicionet e 2017. Logoja e PR, e PBDNJ, Agrares, PDIU-së, LZHK, PDK duhet të jenë në gjithë territorin e Shqipërisë në mënyrë që të merret çdo votë e këtyre partive. Në vitin 2017 PR ka marrë rreth 1200 vota në qarkun e Tiranës, gabimisht me gjithë thirrjet e PR për të mos e votuar PR. Pra, tregon që ka një bazë elektorale jashtë urdhrit politik, por ka vlerë në qoftë se angazhohet në mënyrë elektorale me kandidatët. Në Tiranë sipas përllogaritjeve PR i takojnë 2.2 kandidatura nuk flas zona të sigurta, jo të sigurta, i takojnë 10 kandidatura në 10 qarqe. Ne nuk kemi kërkuar zona të sigurta, por mundësi të kandidimit, edhe jashtë zonës së sigurt apo në zona të diskutueshme në mënyrë që të jemi aktivë në fushatë dhe të biem vota për të kontribuar në koalicion.
Fatmir Mediu në çfarë renditje do të jetë?
Nuk kam bërë ndonjë diskutim të tillë. Nuk ka një diskutim të tillë. Ka një marrëveshje që është bërë me të gjithë kryetarët e partive me zotin Basha pas dorëzimit të mandateve, por unë nuk kam bërë asnjë diskutim të tillë. Vendi i PR në Tiranë është i përcaktuar jo nga Basha por nga rezultati i PR.
Këto rezultate nga 2017, mendoni që e keni ruajtur këtë elektorat tuajin?
Nuk ka rezultat të 2017. 2017 nuk është referencë, nuk kishte parti se u shkrinë logot e partive kishte vetëm logon e PD. E dyta ka qenë një proces tërësisht i manipuluar dhe nuk mund të merret si rezultat reference.
Në 2009, 2013 PR ka garuar me listën e vet dhe PD me listën e vet dhe brenda kësaj PR ka marrë votat e saj. Kjo tregon bazën elektorale të PD. Në 2015 kemi marrë më shumë se 2013 vota. Ka një trend që PR e ka ruajtur. Në bazë të kësaj bëhet marrëveshja dhe mirëkuptimi i peshës proporcionale të gjithsecilës parti të koalicionit.
Nuk kam kërkuar asnjë mandate të garantuar. Mandatin e garantuar, PR ka marrë në Tiranë, në Durrës, Korçë, Elbasan. Kur thashë që nuk duhet të ketë standard të dyfishtë të garantuar dhe të pa garantuar është që duhet të ketë një raport të qartë brenda opozitës me të gjithë garuesit, kush merr më shumë duhet të jetë deputet. Krijon një sinergji shumë më të madhe vlerësuese brenda opozitës. Nuk mund të ketë të parë, të dytë, të tretë. Mendoj që opozita i ka të gjihta parametrat dhe mundësitë të krijojë një marrëdhënie të tillë.
Në qoftë se në koalicion mbështetet një figurë e caktuar, X në Shkodër, votat e kësaj partie në qarqet e tjera i merr PD, pra është një lloj raporti kompensimi. Prandaj është koalicion. Ajo që do të bëjë Edi Rama sot, është loja që, shiko e di çfarë po ndodh këta po futen tek PD. Absolutisht në ka interes për koalicionin është PD.
Po çfarë interesi ka këtu PR nëse nuk ka logon e saj, si do ta thërrasësh elektoratin?
PR është regjistruar më vete, por ne do jemi në koalicion. Si do të jetë. N.q.s do marrim fletën e votimit që ka emrin e koalicionit dhe poshtë numrat ose emrat atëherë vendosen si koalicion plus PR, LZHK, PDIU etj dhe kanë logot e të gjitha partive, pra në fletën e votimit janë emrat e të gjitha partive dhe pastaj janë emrat e kandidatëve, ose numrat e kandidatëve. Nuk ecim me fletën e votimit bllok. Ti ecën me sistemin tjetër horizontal që ke emrat e partive të koalicionit dhe e kandidatëve përkatës.
Do shikojmë dhe finalizimin e fletës së votimit nëse do jetë kështu si thoni ju…
Me këtë të marrë që kemi ne kryeministër, mund të hiqet fare emri i koalicionit, mund të mos ketë fare parti të opozitës që garojnë sepse kështu mendon Edi Rama. KQZ ka një komisioner dhe dy komisione që bëjnë vlerësimet dhe nuk kam parë ndonjë raport fair sot për sot në disa komisione. Mund të shkrijë dhe KQZ-në një njeri si Edi Rama, siç dikton se kush bën vaksinën.
Kaq të mbifuqishëm e kujtoni zotin Rama?
S’ka asgjë që e pengon dhe nga pikëpamja kushtetuese se ka shkatërruar dhe sistemin kushtetuese. Si e ndryshoi Kushtetutën Edi Rama për 3 ditë. Kushtetuta nuk është marrëdhënie e politikës. Nuk jam naiv që të mendoj se Edi Rama do bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është betejë. Nuk mund të lësh betejën për shkak të sjelljes së kundërshtarit tënd politik. Ne duhet si opozitë, është angazhimi në çdo QV i trupës së kandidatëve me gjithë strukturat për të bërë identifikimin e votuesve, për sjelljen e tyre në QV-të dhe për zgjedhje të lira e të ndershme./BW