Mediu flet për ngjarjen në Elbasan: Ka një strukturë të krimit të organizuar që bashkëpunon me Ramën!

Kryetari i PR-së dhe kandidati për deputet nga lista e PD në Tiranë Fatmir Mediu foli për ngjarjen e rëndë në Elbasan me 1 viktimë dhe 4 të plagosur gjatë një interviste në “Ora News”.

Ai hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste duke u shprehur se ka ngritur një strukturë paralele me anëtarë të krimit të organizuar.

“Pëveç strukturës policore, Shqipëria ka edhe një strukturë të mirëorganizuar militare e krimit të organizuar që është në bashkëpunim me Edi Ramën në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo filloi të strukturohej gjatë mbjelljes së kanabisit dhe më tej me trafikun e drogërave të rënda. Është një strukturë kriminale që kontrollohet dhe menaxhohet nga struktura të PS-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa dyshim, në këto momente zgjedhore, ata janë të angazhuar në shit-blerjen e votës, në intimidimin e votuesve, në intidimidimin e krahut të djathtë të administratës publike prandaj e kam ngritur kërkesën që opozita, siç është e organizuar sot, duhet të jetë e organizuar në çdo qendër votimi për të mos lejuar blerjen dhe manipulimin e votave dhe intimidimin e votuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që ndodhi në Elbasan tregon qartësisht se strukturat e krimit të organizuar janë të njësuar me strukturat lokale e qëndrore të PS-së dhe asaj që nga ngelur nga PS-ja dhe me strukturat e shtetit. U provua edhe gjatë Ditës së Verës. Edi Rama doli fare hapur në mbështetje të strukturave kriminale”, tha ndër të tjera Fatmir Mediu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?