Mediu: Gëzimi i Ramës për varfërinë dhe frikën ka vetëm një shpjegim, pushtetin absolut
Punimet e Forumit Rinor Republikan i përshëndeti kryetari i Partisë Republikanë shqiptare Fatmir Mediu, i cili duke folur për idetë e djathta që kanë udhëhequr drejt zhvillimit vendet më të fuqishme të planetit, u ndal edhe në situatën në vend, duke vënë në dukje tendencën e qartë të qeverisë Rama për të nënshtruar njerëzit me anë të frikës dhe skamjes.
“Çështja është se ku e ka gjithë fuqinë e kontrollit të pushtetit Rama? Mënyra për të kontrolluar një shoqëri është varfëria e para. Varfëria krijon një grup të caktuar njerëzish që vetëm pret nga shteti dhe shteti i ka nën kontroll. Dhe tendeca e socialistëve sot është që të zgjerohet kjo masë. E dyta është frika.
Kur ka varfëria dhe frikë, kjo e bën shoqërinë akoma më pasive. E treta është që për shkak të varfërisë dhe për shkak të frikës, largimi masiv i pjesës më aktive të shoqërisë. Pra kjo rrjedhje truri nuk është e rastësishme. Dhe kënaqësia e Ramës, që e konsideron këtë si një fenomen normal, nuk është e rastësishme”, theksoi Fatmir Mediu.
KOHA JONË SONDAZH

