Mediu: Ka ardhur koha për të ndërtuar një Konfederatë të së djathtës

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=QR-qjQP6Xt8″ width=”560″ height=”315″]

Kreu republikan, Fatmir Mediu, ka shfrytëzuar 25 vjetorin e themelimit të forcës politike që kryeson, për t’i bërë një apel të gjithë së djathtës për krijimin e një Konfederate.

Edhe pse pa praninë e kreut demokrat Basha, Mediu tha se ka ardhur koha që të dëgjohet zëri i gjithësecilit në vendimarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediu: E djathta padyshim është Partia Demokratike, është Partia Republikane, janë partitë tradicionale. Ka ardhur koha për të ndërtuar një Konfederatë të së djathtës, e cila padyshim do të ketë lidershipin e vet, por do të ketë zërin e gjithësecilit.Ku gjithësecili ka mundësi të thotë, gjithësecili ka mundësi të konkurojë dhe në bazë të forcës së tij individuale, të mundësisë së tij, ka edhe shanset për të ecur dhe për të përfaqësuar të gjithë ata njerëz që me 8 dhjetor dolën në protestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke u ndalur tek aktualiteti politik, Mediu akuzoi Qeverinë se po përpiqet të ketë kontroll mbi gjithçka.

Mediu: Jemi në një situatë që të gjithë e gjykojmë një situatë udhëkryq për Shqipërinë. Kemi një qeveri e cila përpiqet të kontrollojë çdo gjë, të kontrollojë jetën tonë, lirinë tonë. Kemi një qeverisje e cila për fat të keq ka filluar një sulm të vazhdueshëm karshi biznesit, ka filluar një sulm mbi çdo gjë, të kontrollojë çdo gjë.Të dashur miq, atë çfarë nuk mund të falim, është liria jonë për të vepruar të gjithë sëbashku.

Në prani të përfaqësuesve të jetës politike dhe jo vetëm, ky 25 vjetor shpërbeu për të përkujtuar disa prej themeluesve kryesorë të PR, mes të cilëve kryetari historik Sabri Godo, Hysen Çobani, Vangjush Gambeta e Gjok Beci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?