Mediu kritika për kandidatët e opozitës: Duhet të zgjidheshin nga baza

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu shprehu rezervat e tij për mënyrën sesi opozita përcaktoi kandidatët për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, ndërsa theksoi se emrat e të gjithë kandidatëve për kryetarë bashkie duhet të mos kishin dalë nga Tirana, por të kishin dalë nga çdo bashki e çdo qyteti.

Duke u ndalur tek Bashkia e Durrësit, Mediu edhe pse shprehu mbështetjen e Partisë Republikane për kandidaten  Grida Duma, theksoi edhe një herë se Agron Duka do ishte kandidatura më e mirë për këtë qytet duke marë parasysh përkrahjen që ai ka atje . Më tej ai theksoi edhe një herë se kandidimin e Dukës në Durrës nuk e ka kërkuar Partia Republikane, por Partia Demokratike.

Agron Duka në zgjedhjet e fundit  parlamentare, kaloi çdo parashikim të Partisë Republikane në Durrës, me mbështetjen e madhe që siguroi. Ne nuk e kërkuam, por dukës ju kërkua të kandidonte në këtë bashki. Ai pranoi, pasi në Durrës për 15 vjet e djathta nuk ka fituar asnjëherë  dhe Duka mund ti Kthente drejtimin e bashkimë të djathtës  në këtë qytet. Kjo është një histori tashmë e tejkaluar por jo e luajtur në mënyrë të ndershme siç shprehu edhe vetë Duka. Ne do të japim mbështetjen për të fituar zgjedhjet në këtë bashki por edhe në çdo bashki tjetër të vendit”, tha Mediu

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej duke folur për zgjedhjet e 21 qershorit Mediu u shpreh se çdo kandidat i opozitës duhet të dëgjojë zërin e çdo qytetari. Në këtë kuadër ai tha se fushata e çdo kandidati të opozitës duhet të bëhet me çdo qytetarë duke shkuar në çdo qytet e fshat pasi prioritet i opozitës nuk është ardhja në pushtet por dëgjimi i zërit të çdo qytetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është detyrë e opozitës dhe e PR që të jemi përkrah qytetarëve dhe të bashkohemi me njërëzit në çdo qytet e fshat që të përkrahim e mbështesim interesat dhe nevojat që ata kanë.

Ne nuk mund të pranojmë një ligj që kërkon të hapë dosjet. Ai është gjysmak dhe manipulues ndaj ne nuk mund ta pranojmë atë. Zgjedhjet lokale janë një mundësi e opozitës për të dëgjuar zërin e qytetarëve, ndaj ajo duhet të bazohet tek ky zë i qytetarëve dhe jo tek ardhja në pushtet. 

Në këto zgjedhje opozita duhet të kapërcente interesin partiak, për të pasur kandidatët personal të saj më të mirë, për tu thënë qytetarëve se po shikohen interesat e tyre dhe jo ato partiak. Ndarja territoriale tërësisht partake dhe me interesa të  ngushta. Ne duhet të jemi nw radhw tw parë përkrah tyre nw çdo momentë dhe kudo”, theksoi Mediu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?