Mediu: Naivitet të mendosh se vijmë në pushtet po u përça PS- LSI
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, vlerëson se është naive nga ana e opozitës të mendojë se do të vijë në pushtet falë përçarjeve PS- LSI.
Sipas tij, rol parësor duhet të marrë opozita e bashkuar, për të rikthyer edhe një herë shpresën e dinjtetin për shqiptarët.
“Eshtë më shumë se naïve, është shkatërruese për të djathtën të mendojë se suksesi i saj politik varet nga përçarja e të majtës, ndarja PS-LSI, apo marrdhëniet me subjekte që kanë qëllim vetëm pushtetin dhe abuzimin me të. Nëse për disa individë në PD kjo do siguronte marrjen e qeverisë, për shqiptarët kjo do shkatërronte shpresen dhe shanset për mirëqenie dhe të ardhme dhe do ta shkatërronte të djathtën”, deklaroi Mediu, gjatë konferencës së Tiranës, ku u zgjodh edhe kryetari i kësaj dege.
Sipas tij, e djathta nuk është as vetëm PD dhe as vetem PR, por partitë tradicionale dhe të reja, janë pronarët, të përndjekurit, rinia dhe biznesi, çdo intelektual e qytetar që beson se liria dhe të drejtat e tij nuk mund të vendosen nga qeveria.
Mediu u ndal edhe në reformat që janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale, që e ka e futur kjo qeveri, duke u ndalur kryesisht te reforma në drejtësi, por duke i dhënë më shumë prioritet reformës zgjedhore.
“Ne jemi për një Reformë në Drejtësi, por pyetja është se mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë është një cështje e shkëputur apo pjellë e një organizimi politik të shthurur, të copëzuar në interesa korruptive? Zgjedhjet e ndershme janë themeli i një qeverie përfaqësuese. Çdo herë që një votë e hedhur manipulohet i hiqet e drejta e zgjedhjes së lirë një qytetari. Manipulimi i votave është krimi me i rende politik. Ajo godet në zemër të demokracisë dhe qeverisë përfaqësuese”, deklaroi Mediu.
KOHA JONË SONDAZH

