Mediu: Ndërsa situata e pandemisë rëndohet çdo ditë, Rama vazhdon politikën antishqiptare

Kryetari i  Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë një takimi që zhvilloi me koordinatorë të PR-së në njësisë Nr. 10 në Tiranë, theksoi se situata e rëndë e pandemisë, kërkon transparencë dhe përgjegjësi.

Mediu vlerësoi se ndërsa situata rëndohet çdo ditë, dhe sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, Edi Rama me qeverinë e tij, vazhdon politikën antishqiptare, duke ju kundërvënë kërkesave të BE me justifikime absurde.

“Të gjithë ne, vlerësojmë në radhë të parë përkushtimin e mjekëve, dhe i kërkojmë qeverisë të mbrojë jetën e tyre, duke garantuar çdo gjë që është e nevojshme për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita ka propozuar masat që duhen, për të kontrolluar pandeminë, sipas rekomandimeve dhe praktikave më të mira Europiane, ndërkohë që qeveria Rama, jo vetëm shpërfill mendimin e specialistëve dhe opozitës, por për më tepër, e përdor këtë pandemi, për luftë dhe interesa politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qindra qytetarë, janë në pamundësi për të marrë mbështetjen e nevojshme, janë në pamundësi për të përballuar kostot e ilaceve dhe mjekimit për COVID-19, të cilat kalojnë mbi 2-3 herë pagën e tyre mujore.

Ekonomia dhe papunësia janë prezent në pjesën më të madhe dhe familjeve shqiptare, ndërsa taksat e shqiptarëve shpërdorohen për interesa korruptive.

Situata rëndohet çdo ditë, dhe sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, Rama me qeverinë e tij, vazhdon politikën antishqiptare, duke ju kundërvënë kërkesave të BE me justifikime absurde.

Në këto kushte, opozita në rrugën e saj të ndryshimit, duhet të bashkojë shqiptarët kudo që ndodhen, me një program të qartë, duke filluar nga trajtimi dhe mbrojtja e interesit kombëtar, anëtarësimin e Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme, vendosjen e shtetit kushtetues, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe reformat e thella ekonomike, mbështetjen e biznesit dhe punësimit.

Koordinatorët e PR në çdo qendër votimi, duhet të identifikojnë problemet, dhe të bashkohen me përfaqësuesit e tjerë të opozitës, në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi kreu i republikanëve, Fatmir Mediu në takimin me koordinatorët e PR-së në njësinë 10 në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?