Mediu në Baku: Projekti TAP, investim me rëndësi të madhe

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, është bashkuar në Konferencën për bashkëpunim të vendeve të Pref’s bora në Rrugën e Mendafshit të zhvilluar në Baku të Azerbajaxhanit. Në fjalën e tij, Mediu ka vlerësuar rëndësinë e projektit TAP të iniciuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, si një investim me rëndësi të madhe rajonale për Shqipërinë.

Gjithashtu ai ka vlerësuar si të rëndësishme oportunitetet ekonomike, infrastrukturore dhe energjitike që krijon ky bashkëpunim. Konsiderimi i raporteve Gjeopolitike dhe njëkohesisht përballimi me sfidat e sigurisë në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik, siguria dhe lufta kundër terrorizmit, ishin të tjera çështje të trajtuara nga Mediu.

Gjatë konferencës, ai zhvilloi takime me përfaqësues të vendeve të tjera dhe me Presidentin e OSCE PA, George Tsereteli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?