Mediu: Në Shqipëri është instaluar diktatura, vepruan si hajdutë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar ashpër në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Mediut, në Shqipëri tashmë është instaluar diktatura.

Reagimi i Fatmir Mediut:

Kjo është fytyra e vërtete e një regjimi antikushtetues, antiligjor, antipopullor dhe antikombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimet natën si hajdutë për prishjen e Teatrit Kombëtar, megjithë thirrjet e ndërkombëtarëve, KLSH, dërgimit në Gjykate Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, autoriteteve të artit dhe ruajtjes trashëgimisë kulturore dhe historike nga mbarë bota, tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një klikë autoritariste dhe kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është hakmarrja e pinjollëve të diktaturës kundër demokracisë. Dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës është fundi i pluralizmit dhe demokracisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?