Fatmir Mediu nga Shkodra: Presidenti të shpërndajë Parlamentin
“Partia Republikane do të ketë deputetin e saj në Shkodër”, tha kryetari i PR-së, Fatmir Mediu në një takim me strukturat e partisë në këtë qark. Duke analizuar situatën në vend dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor nga Rama me qëllim për të manipuluar zgjedhjet, ai theksoi se Presidenti duhet të shpërndajë Parlamentin.
“Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë Parlamentin, nëse Parlamenti nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të Kodit Elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standartet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti ka bërë në mënyrë publike dhe të përsëritur qëndrimin se do shpërndajë Parlamentin nëse do të cënohet Kushtetuta dhe standartet e zgjedhjeve, në respekt të detyrimit të tij. I kam kerkuar opozitës dhe e përsëris që opozita dhe veçanërisht PD duhet t’ia kërkojë Presidentit të marrë një vendim të tillë”, tha ai.
Nga ana tjetër, Mediu deklaroi se është koha e të djathtës dhe duhet të bashkohemi me shqiptarët në rrugën tonë europiane kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës.