Mediu: Një President nga mazhoranca, jo garant i unitetit të popullit

Kryetari i PR-së dhe kreu i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, thotë se të gjithë deputetët e opozitës duhet që të ulen për të përcaktuar një trup të përbashkët negociuese, e më pas për të marrë vendimin nëse do hyjnë ose jo në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Për të nëse presidenti do të zgjidhet nga mazhoranca, nuk do të jetë garant i unitetit të popullit.

”Opozita ka një detyrë që të mos diskutojë dhe të masë sinqeritetin e Edi Ramës, por të vendosë në raport të sinqertë qoftë me Kushtetutën, qoftë dhe me qytetarët shqiptarë. Duhet të negociojmë sipas Kushtetutës për një president që është mbi palët e cila duhet të vijë nëpërmjet konsensusit. Nëse mazhoranca mund ta zgjedhë atë në mënyrë të njëanshme, do të ishte rasti i një krize parlamentare. Çdo veprim tjetër është absurd dhe i papranueshëm”,-tha në ”Ora News”.

Po ashtu Mediu komentoi dhe lajmet në lidhje me komunikimin e mundshëm me Enkelejd Alibejan dhe Kryemadhin, ku thotë se u ka shprehur qëndrimin e Aleacës për presidentin.

”Kam komunikuar për qëndrimin e grupit parlamentar të Aleancës për Ndryshim ashtu siç ua kam komunikuar edhe kolegëve të tjerë. E nevojshme është ulja e të gjithë opozitës në mënyrë të përbashkët”.

SHKARKO APP