Mediu: PD duhet të kishte bërë menaxhim më të mirë të aleatëve

 

Edhe pse PR është aleatja historike e PD, kjo nuk e ka penguar Fatmir Mediun të kritikojë të djathtën për keqmenaxhim në zgjedhjen e aleatëve për betejën e 21 qershorit.

Fatmir Mediu:Unë medoj se padyshim PD duhet të kishte bërë menaxhim të mirë, që të ishin të gjitha subjektet sa më të përfshira në këtë marrëveshje. Por besoj se  kjo nuk gjykon asnjë palë që të kalohet në palën tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në studion e lajmeve të Ora News, Republikani riktheu edhe njëherë tezën e artikuluar për herë të parë në 2007 për riformatimin e së djathës shqiptare

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmir Mediu: E djathta shqiptare ishte ajo që nisi një revolucion demokratik në Shqipëri. Por ka lënë pas një revolucion shumë të rëndësishëm  të demokratizimit të politikës sonë, dhe në këtë pikëpamje kemi kërkuar një riorganizim të së djathtës.

Ndërsa analizon deklararten e  fundit të kryeministrit Rama për bashkimin me Kosovën Mediu gjen një ngjashmëri me qëndrimet e kryeministrit maqedonas Gruevski.

Fatmir Mediu: Zoti Rama është përpjekur të marrë kohët e fundit një flamur të nacionalizimit. Një njeri që nuk beson në vlerat e NATO-s, e ka shprehur hapur që nuk beson. Dhe nga ana tjetër përpiqet që të sjellë një praktikë të ngjashme si ajo maqedonase. Praktika maqedonase e Gruevskit është rasti i tipikut të nacionlistit për të mbajtur pushtet dhe jo për të bërë ndonjë gjë për maqedonasit.

Teksa është ndalur edhe tek eksodi i shqiptarëve ditët e fundit, Mediu e cilëson atë alarmante, dhe se qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?