Mediu: PD, pazare politike me Durrësin
Kryeatari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e quan gabim të madh të Partisë Demokratike faktin që nuk janë thirrur ende aleatët për zgjedhjet e 21 qershorit.
Në një prononcim për Ora News Mediu sqaron se nesër partia e tij do të mbledhë kryesinë dhe do të përcaktohen 61 kandidatët e saj.
Mediu foli dhe për një Durrësin, duke nënvizuar se nëse do i lihet pazareve poltike, pozicioni i PR-së do të vihet në diskutim.
“Nëse Durrësi mendohet t’i lihet pazareve politike, pozicioni i PR në diskutim. Agron Duka është kandidaturë fituese për Bashkinë e Durrësit “