Mediu për Engel: Shtëpia dhe zëri i shqiptarëve në Kongresin dhe Administratën Amerikane

Eliot Engel u largua nga Kongresi në SHBA, pas 32 viteve. Një politikan amerikan që ka shërbyer si Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për rrethin e 16-të të Kongresit të Nju Jorkut. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, përmes një postimi në facebook, teksa ka falënderuar Engel për mbështetjen, nënvizon se ”Shtëpia dhe zëri i shqiptarëve në Kongresin dhe Administratën Amerikane”.

Postimi i plotë

I dashur Kongresmeni Eliot Engel!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju falënderoj përzemërsisht për çdo gjë që keni bërë për shqiptarët, duke i’u referuar jo thjesht si kryetar i Grupit të Kongresmeneve për çështjet shqiptare në Kongresin Amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi të gjitha për angazhimin tuaj personal në mbështetje të ndërkombëtarizimit, njohjes, ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit dhe pavarsisë së Kosovës. Ju falënderoj për mbështetjen ndaj demokracisë shqiptare dhe veçanërisht, antarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ju ishit shtëpia dhe zëri i shqiptarëve në Kongresin dhe Administratën Amerikane duke na thënë të vërtetën pa asnjë ekuivok, në mbrojtje të demokracisë dje institucioneve demokratike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?