Mediu: Qeveri tranzitore, tre muaj para çdo palë zgjedhjesh

Për Kryetarin e Partisë Republikane dhe ish deputetin e opozitës, Fatmir Mediu, Shqipëria është në gjendje shoku social, shoqëror dhe ekonomik. Në mbledhjen e aktivit të Tiranës së kësaj force politike Mediu theksoi se shkak është humbja e kontrollit prej mazhorancës qeverisëse.
“Nuk kemi parlament, nuk kemi pushtet lokal të zgjedhur, por kemi pushtet lokal të emëruar. Trafiku i drogës është bërë tashmë dominant”, u shpreh kreu i PR.
Mediu theksoi edhe njëherë kërkesën për zgjedhje të reja. “3 muaj përpara çdo lloj zgjedhjesh ne të kemi një qeveri tranzitore”, shtoi ai. Mediu nënvizoi rëndësinë e reformës zgjedhore ku duhet vendosur ndëshkimi për shitblerjen e votës, dekriminalizimi dhe financimi i partive dhe fushatave.

SHKARKO APP