Mediu: Rama fton Bashën dhe përjashton Berishën
Brenda një kohë të shkurtër, deputeti Sali Berisha përjashton me nga 10 ditë nga seancat parlamentare dhe pjesëmarrje në komisionet parlamentare. Lidhur me këtë qëndrim të maxhorancës kundër opozitës, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu si pjesë e koalicionit opozitar nuk e justifikon arsyen për të cilën u përjashtua Berisha, të cilën siç ai e quan është një tentativë e padrejtë për ti mbyllur gojën opozitës.
Në një prononcim për “Koha Jonë”, Mediu është shprehur se maxhoranca që në ardhjen në qeveri e ka ushtuar një dhunë karshi opozitës dhe kërkon që ta izolojë atë.
Për kreun e republikanëve kjo sjellje e paprecedentë e maxhorancës është veç se një sjellje e cila thellon më shumë ndarjen dhe e shton më tej konfliktin. Në pikëpyetje është dhe takimi tashmë i konfirmuar nga kreu Basha dhe Kryeministri Rama. Por sipas Mediut këto veprime të Ramës janë të pa kuptueshme, sepse në një anë fton Bashën e në anën tjetër ajo përjashton Berishën.
“Maxhornaca kërkon që ti mbyllë gojën opozitës. Që në fillim maxhoranca ka ushtuar dhunë karshi opozitës dhe kërkon atë që ta çojë në një izolim. Nga njëra anë luan me ftesën e Bashës dhe nga ana tjetër përjashton Berishën. Kjo sjellje e maxhorancës, thellon më tej ndarjen dhe konfliktin”,- shprehet Mediu.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

