Mediu: Rrjeti 5 G nga kinezët mund të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare

Vetëm pak ditë pasi kryeministri Rama promovoi teknologjinë 5G “made in China” në Tiranë, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i bën thirrje jo vetëm Qeverisë “Rama”, por gjithë klasës politike që të jenë të kujdesshëm sa i përket cenimit të sigurisë kombëtare të Sghqipërisë si pasojë e futjes së internetit 5 G në vend, duke pasur parasysh kërcënimin që vjen nga Kina.

“Shqipëria, qeveria, gjithë politika duhet të jenë të përgjegjshëm në partnerët që zgjedhin edhe në sektorin privat, sidomos ato që janë lidhur ngushtë me sigurinë.

Sekretari i Shtetit Pompeo bëri thirrje në Maqedoninë e Veriut që duhet të ndalet ndërhyrja kineze në teknologjinë 5G.

Ambasada Amerikane në Tiranë bën thirrje që partnerët që zgjidhen për 5G duhet të zgjidhen me kujdes.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe SHBA janë partneri ynë strategjik.

Në mënyrë urgjente kjo çështje duhet të shtrohet për zgjidhje, nuk i takon një qeverie, por gjithë vendit dhe detyrimeve që kemi si vend anëtar i NATO-s për të përcaktuar këto marrëdhënie”, shprehet në reagimin e tij, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.

Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë

Rrjeti 5G do të mbërrijë së shpejti në Shqipëri përmes teknologjisë shtetërore kineze 5G Hauwei.

Ambasada e SHBA në Tiranë, me ardhjen e kësaj teknologjie të re për operatorët, ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë për mënyrën se si këta të fundit të mbrojnë të dhënat e tyre personale pasi rrjeti 5G të vijë në Shqipëri.

Ambasada amerikane me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka ofruar një artikull ndihmues, shpjegues dhe këshillues për të gjithë qytetarët përsa i përket risisë së teknologjisë 5G dhe mënyrën se si të mbrohen të dhënat personale digjitale ndaj saj.

“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, pyet ambasada Amerikane.

SHKARKO APP