Mediu: S’mund të rrimë në pritje. Duka: Sekserët po tentojnë të ndryshojnë kandidatët
Kreu i republikanëve Fatmir Mediu deklaron se PD nuk po tregohet serioze në negociatat për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit. Bashkia e Durrësit duket se po çon drejt përçarjes të djathtën. Mediu thotë gjithashtu se PR-ja nuk mund të rrijë në pritje, dhe se tërheqja e PD nga kandidatura e Agron Dukës është e pakuptimtë
“Filozofia e PD duket qartë që është filozofia e një subjekti që do të dali e vetme në zgjedhje, përsa kohë nuk ka negociata serioze, ose atu diskutime që ne kemi bërë paraprakisht zhvlerësohen në mënyrë të një anshme. Duke qenë kështu unë mendoj në cilësinë e kryetarit të PR, por gjithë strukturat e PR ka përgjegjësinë për tu përballur në zgjedhje. Ne nuk do të kemi asnjë pozicion tjetër përvec pozicionit opozitar. PD të garojë më vete, PR të garojë më vete”, tha Mediu.
Teksa, më i ashpër në reagimin e tij ndaj PD ka qënë vetë Duka, kur ka deklaruar se sekserët politikë do të dëmtojnë si PD ashtu dhe PR, megjithatë ai nuk tërhiqet nga kandidimi.
“Përflitet shumë që ekzistojnë sekserë politikë. Unë nuk i kisha dëgjuar ndonjeherë më parë, që nëpërmjet shpenzimeve abuzive mundohen të prodhojnë kundërshtarin e vet politike. Dmth i ngjajnë tamam trukimeve në një ndeshje futbolli. Nuk jam aventurier që të marr iniciative të tilla personale, këtu do merren në bashkëpunim me strukturat e PR, por edhe me bazën e PD”, tha ai.
Ndërkaq, Mediu iu shmang pyetjes nëse ky moment do të cojë në një divorc, PD-PR, ndërsa sot republikanët mbledhin kryesinë, ndërsa lideri i opozitës, Lulzim Basha mbledh të mërkurën tryezën e aleatëve.