Mediu: Të unifikohet e djathta

Partia Republikane, në kuadër të përgatitjeve për fushatën elektorale, thirri sot në një takim drejtuesit e qarqeve dhe degëve në rrethe të PR­-së.

Kryetari i PR­-së, Fatmir Mediu, në fjalën e tij tha se duhet një qëndrim i unifikuar i së djathtës dhe i opozitës në tërësi.

Ai e konsideroi Reformën në Drejtësi, si hap themelor për rikthimin e shtetit brenda kuadrit ligjor, si dhe nënvizoi se e djathta nuk duhet te kete prioritet të saj, Reformën Zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediu theksoi se “e djathta duhet patjetër të ketë qëllime të kristalizuara mbi objektivat e Reformës Zgjedhore, si implementimi i listave të hapura, identifikimi, numerimi dhe votimi elektronik, financimi i fushates elektorale nga buxheti i shtetit, çka do të sjellin një garë të ndershme dhe do te zhveshin Kuvendin e Shqipërisë, nga sistemi korruptiv dhe i pazareve me perfaqesuesit e qytetareve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?