Mediu:Nuk i kandiduam babanë për kryetar Bashkie në Kukes kaloi me LSI!

 

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka sqaruar për mikrofonin e Ora News largimin e deputetit Ylli Shehu në radhët e LSI. Mediu deklaroi se LSI është kthyer në një vend ku mblidhen mizat.

“Unë nuk di të ketë ndonjë qëllim në vetvete përveçse justifikime fëmijësh. Por do të thoja që politika shqiptare është bërë një çikë si pazari i gjësë së gjallë. Dhe Ilir Meta do ta kthejë këtë në një stallë, ku të fillojë e ti numërojë jo me emër, por dy e nga dy, e tre e nga tre, duke i shërbyer interesave të tij. Kjo është e turpshme. Më duket se LSI është kthyer si puna e saj ku mblidhen vetëm mizat”.

Po kaq i ashpër ka qenë edhe me ish-deputetin e tij Shehu, duke deklaruar se pakënaqësia e tij e vetme me këtë parti dhe opozitën, ishte se Partia Demokratike nuk i kandidoi të atin për kryetar Bashkie në Kukës.

“Ka shprehur një pakënaqësi se PD nuk i ka kandiduar babin për kryetar Bashkie”.

SHKARKO APP