Megaoperacioni me 223 të arrestuar, presidenti Begaj: Angazhimi i policisë garanton më shumë siguri publike

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për operacionin e ndërmarrë nga policia për goditjen e shpërdarësve të drogave në ambientet rreth shkollave dhe blloqeve banimi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan se angazhimi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave.

“Përgëzime policisë së shtetit për profesionalizmin dhe përkushtimin në realizimin me sukses të Megaoperacionit “Tempulli”. Angazhmi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave”, shkruan Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?