Megi Topalli: Një vend që harron dëshmorët e vet, komprementon të ardhmen

Nga Megi Topalli.

Dje ishte përvjetori i Konferencës së Pezës. Një dateë që meriton nderim. Atë ditë të 16 shtatorit 1942 shqiptarët bashkuan përfaqësuesit e tyre pa dallim bindjesh, ideshë dhe krahinash për të luftuar okupatorin në emër të Shqipërisë dhe lirisë. Qëllimi i saj idealist u tradhëtua shumë shpejt. Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se historinë e shkruajnë fitimtarët. Në fakt atë e shkroi tirani me kalemxhinjtë e tij, e tradhëtoi dhe manipuloi atë.

Dje nostalgjiket e tij bijë të tjetërsimit dhe ideologjisë e përkujtuan Enverin e tyre. Një tjetër turp në vargun e turpeve që ndodhin çdo ditë. Askush nuk u kujtua për Kryetarin e Konferences së Pezës ,ministrin e qeverise së Ismail Qemalit, për intelektualin, patriotin dhe politikanin shkodran Ndoc Çoba i cili pak vite më vonë do të vdiste nën torturat e regjimit komunist. Nuk u kujtua shteti dhe institucionet, nuk u kujtuan partitë sepse harresa dhe padija ju ka lebyrur ndërgjegjen e cila funksionon veç për retorikë politike dhe interesa personale. Por gjaku nuk bëhet  uje. Kudo nëpër ngjarjet e mëdha të vendit tonë Ndoc Coba shkëlqen dhe mirënjohja e brezave është detyrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pardje rrënuan shtëpinë e Prek Calit heroit të rezistences antikomuniste, personazhit me të lavdishëm të qendresës në të gjithë lindjen komuniste. Por dua t’ju kujtoj të gjithëve fjalët e filozofit At Gjon Shllaku një tjetër martir i lirisë. Një vend që harron dëshmorët e vet kompromenton të ardhmen e tij. Përsonalisht jam krenare që mbiemri i mamasë sime është  Çoba.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nderim për Ndoc Çobën, nderim për të gjithë ata burra e gra që e deshën Shqipërinë pa interes për të cilën dhanë jetën duke na lënë pas modelin sublim të idealizmit që nuk shitet, nuk blihet nuk korruptohet.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?