Mehmetaj: Banda qeverisëse tentoi sot të manipulonte qëndrimet e Presidentit

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj deklaron se banda qeverisëse tentoi sot të manipulonte qëndrimet e Presidentit.

Përmes rrjeteve sociale, Mehmetaj ngre dyshimet se halli i madh i Ramës është të justifikojë veten përpara shqiptarëve për moshapjen e negociatave dhe shtimin e kushteve të reja, apo se Komisioni po informohet mbi mashtrimet e mëdha që qeveria e tij ka bërë lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe tentativat e panumërta për ta kapur atë e për ta kthyer në një tjetër vegël që i shërben regjimit diktatorialo-Ramist.

“E trembur deri në palcë nga qindra mijëra shqiptarët që manifestuan të vendosur për ta mbrojtur me çdo kusht të ardhmen demokratike të vendit tonë, e duke planifikuar se si do i mashtrojnë shqiptarët për dështimin e radhës në hapjen e negociatave, banda qeverisëse tentoi sot të manipulonte qëndrimet e Presidentit. E ndërsa lexoja me vëmendje letrën e publikuar nga Presidenti i Republikës drejtuar Komisionerit Vàrhelyi më lindi kjo pyetje: Halli i madh i Ramës është të justifikojë veten përpara shqiptarëve për moshapjen e negociatave dhe shtimin e kushteve të reja, apo se Komisioni po informohet mbi mashtrimet e mëdha që qeveria e tij ka bërë lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe tentativat e panumërta për ta kapur atë e për ta kthyer në një tjetër vegël që i shërben regjimit diktatorialo-Ramist? Sido qoftë shqiptarët nuk gënjehen më, e thanë fjalën e tyre qartë e zhurmshëm në manifestimin e 2 marsit. Ndaj kujdes!!! Nesër mund të jenë më të shumtë e më të zëshëm, e kur sovrani flet nuk ka diktaturë që mbijeton”, shprehet Mehmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?